Maska flokësh që mund t’i bëni në shtëpi

Përshtati në shqip: Elena Beta

Sezoni i verës mund të ndikojë shumë në dëmtimin e flokëve. Rrezet ultravjollcë, era, klori apo ndotja mund të veprojnë mbi flokët duke i dëmtuar. Ja disa maska efektive, të cilat mund t’i bëni në shtëpi për të rifituar bukurinë e flokëve tuaj.

Maske flokeshMaska me vezë

Është freskuese dhe hidratuese për flokët, gjithashtu është e shpejtë dhe e lehtë për t’u realizuar. Merrni një të verdhe veze dhe përzijeni me 2 lugë vaj ulliri, një filxhan qumësht dhe disa pika lëng limoni, aplikojeni në skalp dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë pas 20 minutash. Vezët kanë përmbajtje të lartë proteinash dhe ndihmojnë për të ushqyer rrënjët, vitamina A ndihmon në rikuperimin e majave të dëmtuara, ndërsa vitamina B12 nxit rritjen e flokëve të reja.

Maskë me kos

Nëse flokët tuaj janë dëmtuar nga stilimet e shumta, provoni t’i riktheni në gjendje të mirë duke aplikuar një maskë me kos. Gjysmë filxhani kos (ose më shumë nëse keni flokë të gjatë) e lini në flokë të lagur për 15 – 20 minuta dhe më pas shpëlajeni dhe lani kokën normalisht. Do të përftoni flokë më të bukur.

Maskë me vaj kokosi

Maska me vaj kokosi është e përsosur për flokë të thatë dhe të dëmtuar. Merrni pak vaj kokosi dhe përziejeni me vaj ulliri, aplikojeni në flokë dhe mbajeni sa kohë të dëshironi. Më pas lani flokët me shampo si zakonisht.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha