Maska ideale për flokë me yndyrë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë në gjendjen e duhur, duhet t’u kushtojmë shumë kujdes. Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën. Kjo maskë ka si përbërës kryesor domaten.floke me yndyre

Niveli i lartë i acidit tek domatja ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës. Nëse keni flokë të yndyrshëm mund t’i trajtoni ato me lëng domatesh.

  • Pasi t’i lani flokët, aplikoni lëng domatesh në kokë.
  • Lëreni për 10 minuta.
  • Shpëlajeni kokën me ujë të vakët
  • Përsëriteni këtë proces një ose dy herë në javë.

Ky trajtim për flokë është gjithashtu i mirë nëse keni zbokth.

Një maskë tjetër që ndihmon në rritjen e flokëve:

Shtypni dy domate, përzieni me 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër dhe 2 lugë çaji xhel aloe vera derisa të formohet një pastë. Aplikojeni pastën në kokë. Lidhini flokët me diçka dhe mbajini ashtu për 30 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim njëherë në javë.

Një tjetër opsion është të përzieni 1 domate me 2 lugë gjelle vaj kastori. Aplikojeni atë në kokë. Mbajeni për rreth 30-45 minuta dhe më pas i lani flokët me shampo. Përsëriteni këtë trajtim njëherë në javë.

Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha