Maska ideale për rritjen e shpejtë të flokëve, me patate

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: Blertina Koka

Industria e bukurisë ka krijuar mijëra produkte kimike që mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të flokëve. Por këto produkte nuk blihen nga të gjithë, duke qenë se janë shumë të shtrenjtë për t’u përdorur rregullisht.

Fatmirësisht, ka disa alternativa natyrale shumë të mira për rritjene  flokëve, si është edhe lëngu i patates, i cili përdoret në shumë trajtime bukurie. Patatja e forcon rrënjën e flokut dhe i bën ata më të shëndetshëm.patate_floke

Lëngu i patates siguron lëndë ushqyese të ndryshme, si vitaminat A, B dhe C, kalcium, magnez, zink dhe hekur,  të cilat janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Mungesa  e tyre mund të shkaktojë dobësim të rrënjës së flokut, prandaj bien më shpejtë.

Ja si të përgatitni një maskë për flokë me patate

Përbërësit

  • 4 patate
  • ½ filxhan ujë (100 ml)

Përgatitja

  • Fillimisht i lani patatet dhe i prisni në feta jo shumë të holla.
  • Hidhni në një shtrydhëse me gjysmë filxhan ujë.
  • Shtrydhini mirë derisa patatja të bëhet pure.
  • Më pas e aplikoni atë në kokë.
  • Mbajeni për rreth 20-25 minuta, dhe më pas e lani kokën me ujë të vakët.
  • Duhet ta përsërisni këtë rezultat çdo ditë derisa të shihni rezultatet. Sapo të vëreni përmirësime, bëjeni trajtimin vetëm 2-3 herë në javë.

 Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha