Maska me hudhra dhe vaj që do të bëjë mrekulli në flokët tuaj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

hudher tKjo maskë bazuar në hudhër do të bëjë mrekulli për shëndetin e flokëve tuaj. Ja sa e thjeshtë është për t’u përgatitur.

Hudhra ka shumë veti terapeutike. Në mesin e disa vetive pozitive të saj, ajo është një zgjidhje e shkëlqyer për aktivizimin e rritjes së flokëve dhe, në të njëjtën kohë, ajo ndalon humbjen e flokëve.

Hudhra është një koncentrat i aminoacideve, vitaminave, mineraleve, duke bërë mrekulli për flokët tuaj.

Metoda e përgatitjes:

Merrni pesë thelbinj hudhër, të pastër dhe grimcojini ato, shtoni 50 ml vaj ulliri, përziejini dhe të lereni  përzierjen e përfituar një ose dy ditë. Sigurohuni që ajo të ruhet në temperaturë dhome.

Aplikoni përzierjen në rrënjët e flokëve, masazhoni kokën  me lëvizje të buta  dhe lereni  maskën në flokë për rreth 30 deri në 60 minuta.

Lani flokët me ujë të ngrohtë duke përdorur shampo si zakonisht. Nëse era e pakëndshme e hudhrës ende vazhdon, shpëlani flokët me uthull molle, dhe në pak minuta do të vëreni se aroma do të zhduket.

Hudhra stimulon gjarkullimin e gjakut në nivelin e kokës, rikthen vitalitetin e rrënjëve të flokëve, nxit rritjen e flokëve dhe gjithashtu kontribuon në ndalimin e humbjes së tyre. Një tjetër avantazh është se për shkak të vetive të saj antibakteriale, hudhra ndihmon në zvogëlimin e sasisë së zbokthit.

Burimi: http://www.glamournhealth.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer