Maskë hidratuese me shalqi për fytyrën

Shalqiri nuk është thjesht një frut i shijshëm, por është shumë i mirë edhe për lëkurën. Kjo maskë është hidratuese, për shkak të bollëkut të ujit që përmban shalqiri. Kjo maskë është e mirë edhe për t’i falur fytyrës freski dhe pastërti.

shalqinioPërbërësit:

  • 2 lugë çaji lëng shalqiri
  • 2 lugë çaji lëng kastraveci
  • 1 lugë çaji qumësht pluhur
  • 1 lugë kos

Përgatitja

Përziejni të gjitha përbërësit derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni maskën në mënyrë të njëtrajtshmë në të gjithë sipërfaqjen e lëkurës. Kastraveci qetëson lëkurën nga dielli, ndërsa shalqini i fal lëkurës freski. Mbajeni maskën për 15-20 minuta deri sa ajo të thahet. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë mund të aplikohet 1 herë në javë./ Përgatiti: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës