Maskë për trajtimin e lëkurës së yndyrshme dhe heqjen e akneve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle bollgur
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 mollë jeshile që ka filluar të kalbet
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • Lëngun e 1 limoni

Përgatitja

  • Shtypni bollgurin
  • Ngrini mollën
  • Merrni 3 tasa të vegjël. Tasin e parë e përdorni për të përzier bollgurin me vajin e ullirit.
  • Tasin e dytë përdoreni për të përzier tulin e mollës me mjaltin.
  • Tasin e tretë përdoreni për të përzier qumështin me lëngun e limonit.

Përdorimi

  • Aplikojeni maskën në fytyrë në disa shtresa duke përdorur një furçë për makeup.
  • Shpëlajeni fytyrën, më pas aplikoni shtresën e parë (përzierjen e bollgurit me vajin e ullirit). Lëreni maskën të thahet pak.
  • Pastaj aplikoni shtresën e dytë (një përzierje e mollës jeshile me mjaltin). Lëreni të thahet për 5 minuta/
  • Në fund aplikoni shtresën e tretë (përzierjen me qumësht dhe lëng limoni).
  • Prisni për 5 minuta. Në total, maska duhet të qëndrojë në fytyrë për 15 minuta.
  • Në fund e lani fytyrën mirë.

Kjo maskë shërben për lëkurën e yndyrshme, trajtimin e akneve dhe heq qelizat e vdekura.

 Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi