Maskën natyrale për rritjen e flokëve tani mund ta bëni në shtëpi!

Pëgatiti për gazetën “Shëndet+’”: Elena Beta

maske uShumë njerëz që përballen me problemet e rënda të flokëve, (flokë të dobët, rënie flokësh, flokë pa shkëlqim, maja të këputura) e kanë gjetur një zgjidhje efikase të bazuar në një metodë natyrale.

Përbërësit që ju nevojiten janë :

  • 1 vezë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 2-3 lugë ujë pak të ngrohtë

Përgatitja:

Përzieni një lugë gjelle mustardë me pak me ujë të ngrohtë. Dy ose tre lugë ujë do të jenë të mjaftueshme për të bërë një pastë homogjene. Pastaj shtoni tre lugë vaj ulliri dhe një vezë. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, derisa ju të përfitoni një pastë të plotë.

Aplikoni këtë mask në flokë të thatë, (vetëm rrënjët). Përqendrohuni vetëm në lëkurën e kokës. Për shndritje mund të shtoni pak vaj ulliri (ose vaj kokosi, vaj liri, vaj bajame) në gjatësinë e flokëve tuaj.

Pasi ta keni aplikuar maskën, mbuloni kokën me qese dhe pastaj një peshqir të ngrohtë. Mustarda jep efekt të fortë ngrohje. Ajo nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës duke shkaktuar rritjen e flokëve, trashjen dhe të shkëlqimin e tyre.

Mbajeni maskën në kokë për rreth 3-5 minuta, në varësi se si mund të reagoni ndaj të nxehtit.

Ky trajtim përsëritet vetëm një herë në javë gjatë një periudhe prej 5-7 javësh.

Më përpara rekomandohet të konsultoheni me dermatologun tuaj, për të para nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion.

Burimi: topnaturaltips/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer