Mbani këto bimë në shtëpinë tuaj, ju ndihmojnë për një shëndet më të mirë

A keni probleme me pagjumësinë herë pas here? Atëhere do të gëzoheni kur të merrni vesh se ekzistojnë bimë të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të detoksifikoni ajrin në dhomën tuaj të gjumit.  Dhe çfarë është më e rëndësishme, do të arrini të flini natën.

Nëse vendosni të shtoni disa nga bimët e mëposhtme në shtëpinë tuaj, do të keni ajër më të pastër dhe mund të përmirësoni  shëndetin tuaj.

lule shtepiePërfitimet e bimëve në shtëpi:

  • Aromë më të mirë
  • Parandalim i sëmundjeve/ të ftohurit
  • Përmirësim të funksionit të trurit
  • Redukton stresin
  • Më pak ankth
  1. Aloe Vera

Aloe Vera konsiderohet si një nga bimët më të mira për përmirësimin e ajrit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës. Niveli i lartë i oksigjenit ndihmon në uljen e pagjumësisë dhe siguron gjumë më të mirë natën.

  1. Dredhka

Kjo bimë është efektive kundër problemeve të frymëmarrjes dhe astmës.

  1. Jasemini

Bima Jaseminë është një bimë ekzotike që është provuar se ka një aromë të mirë dhe që ndihmon ata që vuajnë nga pagjumësia, ndihmon në përmirësimin e produktivitetit dhe vigjilencës.

  1. Livando

Livando  ka një aromë me efekt qetësues. Era e livandos ndihmë në reduktimin e stresit, ankthit, normalizon zemrën  dhe ndihmon në përmirësimin e gjumit, madje qetëson edhe foshnjat.

  1. Lule gjarpri

Lule gjarpri ndihmon për të filtruar oksigjenin, pra përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ajo gjithashtu ndihmon duke shmangur acarimet që mund të keni me sytë, qetëson dhimbjen e kokës dhe problemet e frymëmarrjes.

  1. Sanëza

Kjo bimë është konsideruar si një një prej bimëve më të mira për pagjumësinë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa/ Burimi: Healthdigezt

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës