Mbesa 6 vjeç ka ekzeme që 6 muajshe, si ta trajtojmë

monika fida

Përshëndetje. Jam Ina. Lutem, kam një shqetësim, sepse mbesa ime ka ekzeme të theksuar në gjithë trupin, ka shumë kruarje. Ekzema i ka dalë që 6 muajshe tani është 6 vjeçe ,gjendja është e njëjtë ,lëkura e thatë dhe shumë e irrituar. Ka përdorur kremra të dhëna nga mjeku, por asnjë përmirsim .Faleminderit për çdo ndihmë që mund të më ofroni.

Për problemin e mbesës tuaj ne kemi pyetur dermatologen, Monika Fida.

Referuar çfarë më thoni mendoj që është dermatit atopik (ekzemë ). Fëmija ka lëkure shumë të thatë që është karakteristike e kësaj sëmundjeje. Është e nevojshme të përdorë shampo me hidratues ( moisture, Exomega A Derma) në mënyrë frekuente, dhe menjëhere pas dushit të përdoret latte Exomega A Derma. Këto të përdoren në mënyrë frekuente. Në varësi të shkallës së sëmundjes dhe elementeve duhet të trajtohet dhe me ndonjë pomade por kjo përcaktohet duke u vizituar pranë mjekut dermatolog!

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës