Mbi 90 mijë persona me diabet në Shqipëri

diabeti

Të prekurit me diabet në vendin tonë janë rritur ndjeshëm dhe aktualisht janë mbi 90 mijë persona që kanë këtë problem shendetësor. Sipas mjekut endokrinolog Florian Toti rastet e reja janë evidentuar kryesisht nga kontrolli bazë shëndetësor.

“Në vitin e kaluar shifra e personave me diabet e kishte kaluar 86 mijë. Një shifër që e kam jo plotësisht të konfirmuar nga fondi, shifra e fundit është mbi 90 mijë persona me diabet në Shqipëri. Pra Check Up ka zbuluar raste të reja dhe në vështrimin e parë duket si diçka alarmante. Po është e vërtetë që janë diagnostikuar më tepër raste, po është e vërtetë që shtohen personat që janë në trajtim, por marrin shumë pak mjekim.”

Rreth 600 fëmijë rezultojnë në mesin e personave me diabet shprehen specialistët.

“Sa i takon fëmijëve deri në moshën 18 vjeç janë diku te rreth 600 fëmijë në Shqipëri dhe duke qenë se ky numër ngelet pak a shumë konstant sepse si të thuash kush mbush moshën 19 vjeç del nga ky grup dhe futen ato raste të reja që zbulohen, në dijeninë time janë rreth 50-60 raste të reja që zbulohen.”

Aktiviteti fizik dhe konsumimi i ushqimeve sa më të shëndetshme ul ndjeshëm shanset për tu prekur nga diabeti theksojnë mjekët.

“Nëse ne humbasin 5% të peshës trupore, shifrat e glicemisë mund të përmirësohen nga 10-20 miligram. Pra një person që është me pre diabet mund të “shërohet” ose një person që është me diabet mund të kthehet në prediabet pra mund të kemi përmirësim vetëm duke rënë 5 kg nga pesha trupore. Nëse këtu shtojmë, shtimin e aktivitetit fizik, ndryshimin e mënyrës së jetesës përfitimi është më i madh dhe nuk është vetëm në drejtim të diabetit, por edhe ne drejtim të obezitetit, të yndyrnave dhe tensionit arterial.”

Duke iu referuar rasteve me diabet tek moshat e vogla, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj kishte një mesazh.

“Ftesa ime është për prindërit. Regjistrojini fëmijët në kurse sportive, angazhojini me një aktivitet fizik, me sport. Bëjini ato 10 mijë apo 5 mijë hapat që duhet të bëni çdo ditë në një qytet si i yni që ndoshta nuk është qyteti perfekt, por ka hapsira për të dalë për të shëtitur dhe për tu angazhuar me sport.”

Tashmë që prej Janarit të këtij viti fishat e diabetit ofrohen falas për moshat mbi 65 vjeç nga Ministria e Shëndetësisë.

Klan News

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi