Mbikapacitet në kopshtet e Tiranës, 81 fëmijë në grup

E.B

Prindër që presin me orë të tëra para dyerve të kopshteve, të tjerë që ngulin këmbë për të regjistruar fëmijën, ka dhe nga ata që i hedhin një sy listës të mbingarkuar me fëmijë të regjistruar tashme dhe ikin të dëshpëruar pa ditur se ku. Të tjerë i sheh të ulur në stolat e oborrit, duke kërkuar zgjidhje tek pritja,  një pjesë e bënë zgjedhjen sapo panë të regjistruar 81 fëmijë në grupin e parë, “Një kopësht privat”!

Kjo është situata në kopshtet publike të Tiranës, të cilat nëse i sheh përmes ekranit të televizorit, do t’i kishin zili dhe kopshtet e Zvicrës, Suedisë, madje dhe ato të Amerikës.Jo, situata nuk është ajo që  trumbetohet në media dhe rrjetet sociale të Kryetarit të Bashkisë. Mbas prerjes të shiritave inagurues të godinave të rikonstruktuara, fshihet një e vërtetë e dhimbshme, pre e së cilës janë fëmijët. Ata 81 fëmijë që do kenë një vend ku të kalojnë ditën, por vetëm kaq…

Sipas standardeve të projektimit të kopshtve, çdo grup duhet të ketë nga 15 fëmijë deri në një maksimum 30 fëmijë. Aspak në përputhje me këto standarte dhe jashtë çdo norme të lejueshme, numri i fëmijëve të regjistruar deri tani në grupin e parë, në kopshtin nr. 26 është 81. Nga biseda me drejtuesen e kopshtit kuptuam se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e kopshteve dhe rritja e numrit të fëmijëve çdo vit e më shumë, sa vjen dhe përkeqësohet.

“Sipas udhëzimeve të marra nga Njësia Administrative, kopshtit i takojnë të regjistrojë fëmijët që banojnë në 17 rrugë, deri tani janë bërë 81 fëmijë në grupin 3-4 vjeç, ndërkohë kam dhe 100 fëmijë në listën e pritjes. Vras mendjen çdo ditë, ku do t’i sistemoj? Kapaciteti i kopshtit nuk ka vend as për gjysmën e tyre”,  tha ajo.

Nga rekomendimet e studimit “Monitorimi i standardeve të infrastrukturës fizike të Kopshteve të Tiranës”, i cili u publikua vjet dhe ju prezantua përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë, doli se ndërtimi i kopshteve të reja ishte nevoja më emergjente. Ka kaluar 1 vit dhe ku jemi sot? Numri i komplekseve nëpër lagje rritet, bashkë me to dhe numri i banorëve, ndërsa numri i kopshteve jo.

Nga monitorimet e vazhdueshme që stafi i projektit “Lëviz për kopshtin tim” ka bërë në terren, kjo situatë është e pranishme në pjesën më të madhë të kopshteve, madje dhe në ato “Të Adoptuarat”. Tani mirë që Bashkia i  “Adoptoi” kopshtet, por mos të shohë vetëm fasadën dhe ngjyrat e bukura, se nuk i japin ato fëmijës dije./kopshtiim.com

 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)