Kryefaqja Pyet Mjekun Me çfarë sëmundje lidhet kërcitja e këmbëve?

Me çfarë sëmundje lidhet kërcitja e këmbëve?

0
Shpërndaje

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek për problemin tim. Unë jam 18 vjeç por vazhdimisht më kërcasin këmbët. Theksoj që nuk vuaj nga ndonjë sëmundje dhe as nuk kam pësuar ndonjë traumë/ aksident apo rrëzim.

Përgjigjet Tahir Çela, kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës

Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndjehet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve, kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë, pacienti duhet të ekzaminohet, të kryhet konsulta./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here