Kryefaqja Pyet Mjekun Më djegin mishrat e dhëmbëve, çfarë më rekomandoni?

Më djegin mishrat e dhëmbëve, çfarë më rekomandoni?

0
Shpërndaje

Jam 22 vjeç nga Fieri dhe kam shumë probleme me mishrat e dhëmbëve. Unë i laj rregullisht dhëmbët, por nuk po gjej zgjidhje. Cila është arsyeja që dhimbja vazhdon? Kam skuqje dhe djegie përreth dhëmbëve.

Përgjigjet, Dr. Odeta Shehu Kokona, dentiste

Gurëzat në dhëmbë janë përgjegjësit kryesorë për acarimin e mishrave. Tek një pacient që gëzon shëndet të plotë, që nuk merr medikamente shtesë për një sëmundje të caktuar, arsyeja numër 1 nëse nuk ka faktorë të tjerë ndikues, janë gurëzat. Ata mund të jenë vendosur mes dhëmbit dhe mishit ç’ka më pas ka shkaktuar acarim.

Rekomandoj se duhet një vizitë tek mjeku. Gurëzat mund të jenë akumuluar vit pas viti dhe tashmë krijojnë djegie e probleme të tjera./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here