Jam bërë mama para 5 muajsh, por më janë fryrë shumë këmbët pas lindjes. Ndonjëherë kam dhe shumë dhimbje. A mund të pyesni një mjek për problemin tim?
Përgjigjet Julja Kollçaku, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë.
Zakonisht këmbët enjten gjatë shtatzënisë si rezultat i edemave që krijohen nga pesha dhe të gjitha problemeve të tjera që shoqërojnë këtë fazë, por, duke qenë se pacientja e ankon pas lindjes kur në fakt tashmë do duhej të vendosej ekuilibri në organizëm, na bën të dyshojmë për ndonjë problem me variçet ose sindrom nefrotik. Pacientja duhet të bëjë së pari një vizitë dhe do ishte mirë të bënte edhe disa analiza (gjak komplet, urinë komplet, proteinë totale, acid urik, bilanc biokimik etj).



