Kryefaqja Box 4 Me këtë lëng do t’i thoni “lamtumirë” pagjumësisë

Me këtë lëng do t’i thoni “lamtumirë” pagjumësisë

0
Shpërndaje

leng vishnje per pagjumesiShumë njerëz vuajnë nga pagjumësia dhe shumë prej tyre përdorin ilaçe për të fjetur. Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale që i thotë “lamtumirë” pagjumësisë. Lëngu mrekulli për këtë çështje është lëngu i qershisë. Në një studim të kryer nga Universiteti i Luizianës, thuhet se nëse pini lëng natyral qershie 2 herë në ditë do të bëni një gjumë të rehatshëm. Në darkë ju duhet ta pini këtë lëng 30-60 minuta para se të shkoni për të fjetur.

Hulumtimet e Universitetit të Luizianës zbuluan një fakt interesant që tregonte se nëse pini lëng qershie, ju jo vetëm do t’ju zërë gjumi shpejt, por do të flini rreth 1-2 orë më shumë se më parë. Qershia përmban melatonin dhe triptofan, dy elemente të cilat nxisin gjumin.

Përveç lëngut natyral të qershisë apo vishnjes, nëse do t’ju paraqesim edhe një lëng tjetër mjaft të mirë që ju ndihmon të bëni gjumë të rehatshëm:

Përbërësit: 1 mollë jeshile, 250 gram vishnje (ose qershi), ½ filxhan luleshtrydhe, ½ kastravec, 2 copa selino, lëngu i gjysmë limoni.

Përgatitja është shumë e thjeshtë, ju duhet të fusni të gjithë përbërësit në blender dhe konsumojeni lëngun 1 orë para se të shkoni të flini.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here