Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për ushqimin dhe konkretisht frutat, secili prej nesh ka preferenca të ndryshme. Por nëse është fjala për të lehtësuar një dhimbje apo për të kuruar një sëmundje, të gjitha frutat bëhen aleati jonë më i mirë.
E dini se me lëngun e degëve të dardhës, mund të ulim temperaturën mbi 40 gradë? Apo, se me çajin që përftohet nga thana, manat, apo degët e ullirit mund të kurohen sëmundje të tilla si melçia, ulçera në stomak, skleroza. Madje ka fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e sëmundjeve më të rënda, si ato të zemrës, tensioni, anemia dhe kanceri.
Lëngu i shegës: përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut, zorrëve, dhimbjet e barkut, hemorroidet, ënjtjen e bajameve, acarimin e mishrave të dhëmbëve. Vendosni 20-30 grame lule shege në një litër ujë dhe lerini të zihen për gjysmë ore. Nga kjo masë përfitohen 2-3 gota çaji në ditë
Portokalli: është ushqim i pasur me vitamina të shumta dhe shërben më së miri në kurimin e gurëve në veshka, anemisë,laringun apo dhe nervozizmin. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Ndërkohë që për sëmundjet e laringut mjekësia popullore këshillon që të merren 10-15 gramë levozhga frutash të vihen të zihen për 15-20 minuta në 250 ml. ujë. Nga lëngu i përfituar pihen 1-2 gota në ditë. Ky lëng rekomandohet të pihet i ngrohtë.
Molla: ka veti qetësuese dhe zbutëse. Ajo përdoret për të kuruar hemorroidet, reumatizmën, kollën, smundjet e syve, dhimbjet e veshit si dhe kundër helmimeve. Merrni disa kokrra mollë (sipas dëshirës), pritini në 2-3 copë secila dhe zieni për 30-40 minuta në 200 ml. Ujë. Çaji i mollës ndihmon gjithashtu edhe për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare.
Dardhat përmbajnë kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur. Ato kurojnë sëmundje të tilla si: anemia, gurët në veshka,ulin temperaturën, pastrojnë rugët urinare, përdoren kunder helmimeve. Merren rreth 40-50 grame cipa dardhash, ne 250 gramë ujë, zihen për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.
Burimi: Healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al


