Më në fund! Modelet kërkojnë të promovohet shëndeti dhe diversiteti në pistën e modës

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Shumë drejtues të industrisë së modës ushtrojnë presion tek modelet që të jenë shumë të dobëta, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se mosushqyerja mjaftueshëm për të mbajtur trupin në formë rrit rrezikun për zhvillim të çrregullimeve të ngrënies (apo anoreksi).

Pas viteve heshtje, një grup modelesh kanë vendosur më në fund të ngrenë zërin dhe t’u bëjnë thirrje modeleve në të gjithë botën që mos të bien pre e presioneve të drejtuesve të modës. Ato kanë deklaruar se do të sabotojnë Javën e Modës nëse nuk merren masa për një fenomen të tillë.

Dhjetëra modele, përfshirë edhe Iskra Lawrence dhe Geena Rocero, i kanë shkruar një letër stilistëve të “New York Fashion Week”, ku u kërkojnë që të kenë si prioritet shëndetin dhe të promovojnë diversitetin në pistën e modës. Modelet e dinë që peticionet mund të bien lehtësisht në vesh të shurdhër, prandaj ato kanë menduar që të përfshijnë stilistët në planin e tyre. Si do të thoni ju?

Modelet kanë me miliona ndjekës në rrjetet sociale. Stilistët që do të promovojnë diversitetin dhe shëndetin në pistën e modës do të njihen në rrjetet e tyre sociale, si Facebook, Instagram dhe Twitter, ndërsa të tjerët do të injorohen. Është shumë e thjeshtë.

Ja çfarë shkruhet në letrën e tyre:

Si modele, ne interesohemi për shëndetin dhe mirëqenien e njëra-tjetrës. Meqë jemi afër Javës së Modës, dëshirojmë shumë që të keni si prioritet shëndetin dhe të promovoni diversitetin në pistën e modës këtë sezon.

Shqetësimet në lidhje me promovimin e dobësisë ekstreme nga industritë e modës janë të kahershme, por, një studim i fundit, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Çrregullimeve të Ngrënies, konfirmon se praktikat e pashëndetshme për mbajtjen nën kontroll të peshës janë një problem serioz në industrinë e modës.

Shumë shpesh, modelet vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e tyre për të mbajtur vendin e punës.

Çrregullimet e të ngrënit kanë normën më të lartë të vdekshmërisë se çdo shqetësim tjetër mendor dhe mbijetuesit shpesh pësojnë dëmtime të pakthyeshme në shëndet. Prandaj kemi bashkëpunuar me Aleancën e Modës dhe Shoqatën Kombëtare të Çrregullimeve të të Ngrënit për të adresuar këtë problem.

Java e modës fillon sot (më 9 shtator), kështu që mbetet për t’u parë nëse stilistet do t’i bashkohen kësaj nisme.

Burimi: Greatist / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës