Kryefaqja Box 2 Më pak se 3 javë pushime, më shumë mundësi të vdisni të...

Më pak se 3 javë pushime, më shumë mundësi të vdisni të rinj

0
Shpërndaje

Përshtati: Ilma lamçe

Sipas një studimi të fundit të bërë nga Universiteti i Helsinkit, Finlandë është zbuluar se nëse bën më pak se 3 javë pushime në vit, shkurtoni jetën tuaj. Profesori i këtij universitetit, i cili ka qenë në krye të studimeve, është shprehur se nuk mjafton të ndjekësh një stil jete të shëndetshme për të jetuar më gjatë, duhet të bëni patjetër 3 javë pushime në vit. Në të kundërt ka më shumë mundësi të vdisni të rinj.

Rezultatet e studimit që nisën në 1970 u prezantuan në konferencën e kardiologjisë dhe shoqërisë europiane që u mbajt në Mynih. Në studim u morën 1222 burra të moshës së mesme të cilët kishin lindur nga 1919 dhe 1934 dhe që ishin në rrezik të sëmundjes së zemrës për shkak të faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit ose mbipeshë. Gjysmës u ishte kërkuar të bënin ushtrime, të hanin shëndetshëm dhe të ndalonin duhanin. Ndërsa gjysmës tjetër nuk i ishte dhënë asnjë këshillë. Ata që morën këshilla të rregullta kishin më shumë mundësi të vdisnin të rinj.

Ekspertët sugjeronin se duke u përpjekur të bënin një jetesë të shëndetshme mund të kishin vuajtur stres shtesë. Midis të njëjtit grup, ata që morën më pak se tre javë pushime çdo vit, 37% më shumë patën gjasa të vdisnin të rinj gjatë 30 viteve të ardhshme. Prandaj kujdesuni për veten tuaj, nuk mjafton një stil jetese i shëndetshëm për të kompensuar lodhjen, duhen pushime./skynews

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here