Më shumë shpresë për të prekurit nga kanceri i pankreasit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Një kombinimin i ilaçeve është cilësuar si një zbulim “historik” në trajtimin e kancerit më vdekjeprurës.

Gjatë testimeve të para, ka rezultuar se kombinimi i ilaçeve ‘gemcitabine’ dhe ‘capecitabine’ gjatë kimioterapisë rrit shanset që njerëzit me kancer në pankreas të jetojnë të paktën 5 vjet.

Ky trajtim, thonë ekspertët, duhet të përfshihet në kujdesin e pacientëve që i janë nënshtruar një operacioni.

Kanceri i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit nga 21 llojet e zakonshme të kancerit, duke qenë se shpesh zbulohet në fazën e fundit. Çdo vit, me mijëra njerëz diagnostikohen dhe vdesin nga kjo sëmundje.

Vetëm 5% e të prekurve nga ky lloj kanceri mund të jetojnë gjatë 5 viteve të ardhshme dhe 1% për 10 vjet. Përqindja e mbijetesës është rritur shumë pak që nga fillimi i viteve ’70.

Rezultatet, e publikuara tek revista mjekësore “The Lancet”, treguan se 29% e pacientëve që morën të dyja ilaçet, të kombinuar së bashku, jetuan të paktën 5 vite. Ndërsa, vetëm 16% e pacientëve që morën ilaçin ‘gemcitabine’ mbijetuan kaq gjatë.

Shoqata Britanike e Kancerit të Pankreasit ka kërkuar që ky trajtim të vihet në dispozicion për të gjithë pacientët në Britani.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi