Mëlçia e dhjamosur, shkaqet dhe faktorët e riskut

Blertina Koka

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në grumbullimin e shumtë të yndyrave brenda qelizave të mëlçisë, duke vështirësuar funksionimin e këtij organi jetik. Por, mund të prekeni nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë edhe nëse nuk keni pirë shumë alkool.

Dhjamosja e mëlçisë nga alkooli

Abuzimi me alkoolin mund të çojë në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Fillimisht kjo sëmundje nuk shfaq simptoma, por, me zmadhimin e mëlçisë, pacientët fillojnë të ndiejnë dhimbje dhe parehati në anën e djathtë të sipërme të abdomenit. Kjo sëmundje mund të parandalohet dhe përmirësohet nëse hiqni dorë nga alkooli. Nëse vazhdoni të pini, ajo mund të shkaktojë probleme serioze, si:

Hepatit alkoolik – mund të shkaktojë ethe, të përziera, të vjella, dhimbje barkut dhe verdhëz (zverdhje të lëkurës dhe syve).

Cirroza alkoolike – është faza e fundit e dëmtimit të mëlçisë nga përdorimi i alkoolit. Karakterizohet nga dëmtimi i rëndë i qelizave të mëlçisë dhe deformimi i strukturës së saj. Më shumë se 20% e përdoruesve të alkoolit përfundojnë në cirrozë alkoolike të mëlçisë. Mund të shkaktojë të njëjtat simptoma si hepatiti alkoolik plus:

  • Tension i lartë i gjakut në mëlçi
  • Hemorragji
  • Mungesë përqendrimi dhe ndryshime në sjellje
  • Zgjerim të shpretkës

Fillimisht shkaktohet dhjamosja e mëlçisë, pastaj mund të përkeqësohet dhe kalon në hepatit alkoolik, ndërsa faza e fundit është cirroza alkoolike.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli

Ashtu siç emërtohet, shkaku i kësaj sëmundjeje nuk është alkooli. Ka disa lloje të ndryshme të kësaj sëmundjeje.

Dhjamosje e lehtë e mëlçisë, do të thotë që janë grumbulluar yndyra në mëlçi, megjithatë mund të mos keni asnjë inflamacion apo dëmtim në qelizat e mëlçisë. Zakonisht kjo gjendje nuk përkeqësohet dhe nuk shkakton probleme me mëlçinë.

Steatohepatiti joalkolik, i njohur si NASH, është një tjetër formë më e rëndë se dhjamosja  e lehtë e mëlçisë. NASH tregon për inflamacion të mëlçisë dhe dëmtim të qelizave. Këto dëmtime mund të çojnë në probleme me serioze, si:

Fibrozë: dëmtim të mëlçisë

Cirrozë:  dëmtim të rëndë dhe insuficiencë të mëlçisë

Kancer të mëlçisë

Shkaqet

Për rastin e parë, shkaku është alkooli. Gjithashtu jeni më të rrezikuar nga kjo sëmundje nëse pini shumë alkool dhe:

  • Jeni obezë
  • Ushqeheni keq
  • Vuani nga hepatiti kronik, sidomos hepatiti C

Ndërsa dhjamosja e mëlçisë jo nga alkooli shkaktohet nëse:

  • Jeni mbipeshë ose obezë
  • Trupi nuk reagon siç duhet ndaj insulinës
  • Keni nivele të larta të triglicerideve ose koelsterolit të “keq” (LDL), dhe nivele të ulëta të kolesterolit të “mirë” (HDL)
  • Vuani nga diabeti i tipit 2
  • Vuani nga sindroma metabolike

Me sindromën metabolike mund të keni një nga këto gjendje:

  • Indeks të madh trupor
  • Trigliceride të larta
  • Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL)
  • Tension të lartë të gjakut
  • Nivele të larta të sheqerit në gjak

Ka disa arsye të tjera përse njerëzit zhvillojnë dhjamosje të mëlçisë, si:

  • Sëmundje të tjera që ndikojnë në mënyrën si trupi përdor yndyrat
  • Hepatiti C ose infeksione të tjera
  • Rënia e shpejtë nga pesha
  • Përdorimi i disa ilaçeve të caktuara
  • Heqja e gurëve nga tëmthi

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme