Mëlçia, si ta shërojmë përmes ushqimeve

Ciro Vestita, dietolog italian

Mëlçia është dirigjenti i orkestrës të organizmit tonë. Përveç kësaj, është dhe kontrolluesi i parë i gjithçkaje që tresim. Ekzaminon substancat e ndryshme të ardhura, i ripërpunon dhe i fut si energji në gjak. Sintetizon gjithashtu edhe molekulat kryesore si hormone dhe vitaminat. Ndodh fatkeqësisht që ne e “ofendojmë” vazhdimisht me një ushqyerje jo të rregullt, ku mbizotërojnë ushqime të rënda, me yndyrë, të skuqura në vaj jocilësor, me pije alkoolike e medikamente, të cilat edhe pse në kohët e sotme i vijnë në ndihmë shëndetit tonë, në rast abuzimesh, ndikojnë në keqfunksionimin e mëlçisë.

Temthi melcia pankreasiSa herë që në organizmin tonë fusim alkool, duhan apo barna, do të na duhet të pyesim mëlçinë se si ndihet ajo.

Ushqyerja:

Sido që të jetë sëmundja hepatike, ushqyerja duhet të jetë korrekte dhe e pasur me produkte që nuk rëndojnë punën e qelizës hepatike.

Ushqime që duhen preferuar:

Konsumoni gatimet e thjeshta: më të mirat janë zierja apo zierja në avull. Sa më shumë ananas, dardha, kumbulla, fruta pylli, pjepër, carangth, argjinarë, groshë, kos rikota, peshq pa yndyrë.

Ushqim që duhen kufizuar:

Alkooli në të gjitha format e tij, ushqime shumë të përpunuara, produkte pa yndyrë, pjekjet në hell.

Fitoterapia:

Sëmundjet e mëlçisë janë të shumta, për secilën prej tyre fitioterapia mund të vijë në ndihmë.

ushqime 1Hepatitet:

janë patologji të shkaktuara nga viruset A, B, C, D, ose nga fenomene intoksikuese. Në fazën akute të sëmundjes, është e pakët ndihma e bimëve, por nëse hepatiti është drejt rrugës së shërimit, ato ndihmojnë në përshpejtimin dhe përmirësimin e saj.

Valim me carangth, gjethe angjinari, lule rozmarinë: në një litër ujë zieni për 10 minuta 5 gram fara carangthi, 5 gram gjethe të thara angjinari dh e10 gram lule rozmarinë. Pijeni gjatë gjithë ditës.

Valim me lëpjetë dhe ribes: në një litër ujë zieni 10 gramë rrënjë lëpjete, 20 gramë gjethe ribes (rrush frëngu) lërini të ziejnë për 8 minuta. Pihet gjatë gjithë ditës.

Steatozë hepatike (mëlçia e mbushur me yndyrë)

Valim me carangth dhe tarasak (bimë dhëmbulani): në një litër e gjysëm ujë zieni 20 gram rrënjë të thata tarasaku dhe 10 gramë rrënjë të thatë carangthi. Lërini të ziejnë përr 20 minuta. Pijeni në çdo moment të ditës.

Litiazë e kolecistit:

Valim me rrodhe dhe trëndafil të egër: në dy litra ujë zieni për 20 minuta 10 gramë rrënjë të freskëta rrodheje dhe 20 gramë rrushqe trëndafili të egër. Pihet gjatë ditës.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit