Mënyra më e mirë për të pastruar mbeturinat nga zorrët, rënë nga pesha dhe reduktuar celulitin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Mbase nuk e dinit, por farat e linit konsiderohen si një nga elementët më të rëndësishëm natyral që ndihmojnë në normalizimin e funksionit të zorrëve dhe nxisin tretjen. Ato janë të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra. Për shkak të të gjithë këtyre elementëve që përmbajnë ato ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës së tepërt nga trupi dhe nxisin metabolizmin.

celulitÇaji i farave të linit rekomandohet për personat që janë mbipeshë, pacientët që vuajnë nga gastriti, ulçera e stomakut, hemorroidet, kapsllëku etj.

Hidhni 3 lugë gjelle fara lini në një litër ujë, valojini për disa minuta dhe lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë gjithë natës. Ju mund ta pini lëngun e saj (i cili do të trashet) 3 herë në ditë, rreth 150 ml, gjysmë ore para se të konsumoni ushqim. Përdoreni këtë çaj për 10 ditë dhe më pas bëni një pushim 10 ditor për ta ripërsëritur atë.

KUJDES!!! Konsultohuni me mjekun përpara se ta përdorni këtë metodë sepse edhe kurat popullore nuk mund të ndikojnë në të njëjtën mënyrë tek të gjithë njerëzit. / www.shendeti.com.al /Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer