Mënyra më e shpejtë (dhe e vetme) për të shpëtuar nga aroma e keqe e hudhrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Asgjë nuk shkakton më erë të keqe në gojë sesa hudhra. Nuk ka rëndësi se sa shumë jeni përpjekur për ta larguar atë, do të qëndrojë në gojë përgjatë gjithë ditës.

Por, shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Ohajos thonë se kanë një zgjidhje: përtypja e mollës ose sallatës jeshile mund të neutralizojë aromat e pakëndshme të hudhrës në gojë, sipas një studimi të ri.era-e-keqe-e-hudhres

Gjatë studimit, njerëzit përtypën thelpinj të hudhrës për 25 sekonda dhe menjëherë pas saj konsumuan ujë, mollë, sallatë jeshile, gjethe të mentes ose çaj jeshil.

Molla dhe sallata jeshile rezultuan më të mira në largimin e erës së keqe të hudhrës brenda 30 minutave.

Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin. Përtypja e tij shkakton prodhimin e aromës së veçantë të hudhrës.

Përveçse përhapen në të gjithë gojën, përbërësit aromatik të hudhrës që ju përtypni kalojnë nga zorra në enët e gjakut dhe nga atje në mushkëri. Prandaj mbetet aroma e hudhrës sa herë nxirrni apo merrni frymë.

Ideja e parë që mund t’ju vijë kur konsumoni hudhër është të lani dhëmbët. Kjo mënyrë ndihmon për të hequr copat e mbetura të hudhrës në dhëmbë, por nuk mund të bëjë asgjë për të larguar përbërësit e hudhrës në mushkëri.

Nëse hani sallatë jeshile ose mollë së bashku me (ose menjëherë pas) ushqimet që përmbajnë hudhra, përbërësit e tyre do të neutralizojnë copëzat e hudhrës.

Vetëm mos prisni gjatë: Sapo hudhra shkon në zorrë dhe hyn në enët e gjakut – një proces që merr vetëm pak minuta – as konsumimi i mollës ose sallatës jeshile nuk do të hynte në punë.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh