Mënyra më efektive për të ulur tensiononin e gjakut për 5 minuta, pa mjekime!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

12Presioni i lartë i gjakut, i njohur si hipertension, është sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare. Presioni i gjakut i referohet forcës së gjakut që shtyn muret e arterieve gjatë rrjedhës nëpër organizëm.

Presioni normal i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme nga 90/60 në lindje e deri në 120/80 te një i rritur i shëndoshë. Nëse dikush ua mat gjakun menjëherë pasi keni mbajtur një fjalim ose pasi keni ecur gjashtë kilometra, shtypja do të jetë më e lartë se normalja. Kjo nuk është shenjë për alarm: Është normale që shtypja e gjakut rritet me ndryshimet në aktivitet dhe gjendjen emocionale.

Po ashtu është normale që tensioni i gjakut të dallojë nga personi në person, madje edhe nga një pjesë e trupit te një tjetër. Mirëpo, nëse shtypja e gjakut është e lartë në mënyrë të vazhdueshme, atëherë bisedoni me mjekun tuaj për trajtim. Shtypja e lartë e vazhdueshme e detyron zemrën që të punojë mbi kapacitetin e saj. Krahas dëmtimit të enëve të gjakut, hipertensioni mund ta dëmtojë edhe trurin, sytë dhe veshkat.

Trajtimi i presionit të lartë të gjakut përfshin ndryshime të mëdha në stilin e jetës tuaj. Domethënë, në qoftë se filloni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe konsumoni një dietë të shëndetshme, do të menaxhoni tensionin e gjakut, dhe do të shmangni përdorimin e medikamenteve të nevojshme.

Mjeku i klubit popullor të futbollit “Spartak” nga Moska, Lu Hun Sen, sugjeron përdorimin e një metode të lashtë kineze akupresurë që është një ilaç sekret ilaç i cili do t’ju ndihmojë të normalizoni presionin e gjakut.

Dy pikat e mëposhtme janë përgjegjës për rregullimin e presionit të gjakut, sipas mjekësisë kineze. Masazh i këtyre pikave do të parandalojë sëmundjet dhe do të stimulojë qarkullimin e gjakut në trup.

Pika 1 : Në fakt, kjo është një linjë e cila shtrihet nga prapa kërcit të veshit në pjesën qendrore të kockave të qafës. Masazhojeni butësisht këtë linjë me gishtat tuaj. Përsërisni procedurën 10 herë në të dy anët.

Pika 2: Linja fillon nga fytyra, afërsisht në lartësi me llapën e veshit, dhe shtrihet drejt hundës. Duke përdorur gishtat, shtypni të dyja anët e kësaj linje për një minutë. Mos harroni, masazhoni butë, në mënyrë që të ndjeni vetëm presionin, jo dhimbje.

Nëse bëhet siç duhet dhe rregullisht, ky trajtim në mënyrë efektive do t’ju ndihmojë në rastin e presionit të lartë të gjakut dhe shumë shpejt do ta normalizoni atë!

Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit