Mënyra natyrale që ju japin një gjumë të qetë e të rehatshëm në pak minuta

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia dhe paaftësia për të bërë një gjumë të qetë e të rehatshëm. Megjithëse ekzistonjë një gamë e gjerë medikamentesh që e mundësojnw këtë gjë, ato mund t’ju sjellin efekte anësore më pas dhe trupi mund të fitojë imunitet ndaj tyre. Ja disa metoda natyrale që ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë e të rehatshëm.

gjumeLëngu i qershisë: qershia është e pasur me triptofan, një aminoacid themelor që konvertohet në serotoninë. Këto kohë sigurisht që nuk mund të gjenden qershi të freskëta apo kushtojnë shumë, në mungesë tyre përdorni lëng qershie të paketuar ose çaj qershie.

Çaj kamomili: ky lloj çaji është i njohur për vetitë e tij qetësuese. Para se të flini pini një gotë me çaj kamomili. Mirë është që mos të përdorni bustina çaji sepse ato përmbajnë doza të vogla kamomili, por të merrni disa lule kamomili dhe valojini për disa minuta.

Dush të ngrohtë: asgjë nuk është më i mirë se një dush i ngrohtë para gjumit. Pas një dite të lodhshme pune, një dush në mbrëmje do t’ju relaksonte e qetësonte dhe mbi të gjitha do t’ju japë një gjumë të rehatshëm dhe të qetë./ Burimi: realfarmacy

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?