Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Njollat kafe dhe nishanet mund të shfaqen në çdo periudhë të jetës dhe në sipërfaqe të ndryshme të lëkurës. Shumica e njerëzve mbartin shumë nishane në lëkurë. Ato nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, natyrisht nëse nuk ngacmohen apo nuk dëmtohen nga dielli, por shumicës së njerëzve nuk ju duken aspak estetike dhe prandaj duan t’i heqin.
Mënyra më e përdorshme e heqjes së tyre normalisht bëhet tek dermatologu nëpërmjet heqjes së tyre me rrënjë. Kjo ndodh në rastet kur nishanet janë shumë të mëdha dhe mund të paraqesin rrezik për shëndetin.
Megjithatë ekziston një mënyrë natyrale që mundëson reduktimin e rritjes së madhësisë së tyre dhe eleminimin e dukjes së tyre, aq sa është e mundur. Merrni një pambuk dhe ngjyjeni me uthull molle (tërësisht të papërpunuar), lyeni nishanet dhe njollat kafe 2-3 herë në ditë për 1-2 javë. Rezultatet do të jenë të kënaqshme pas këtyre ditëve.
Burimi: Step to Health


