Kryefaqja Box 5 Mënyra natyrale për të humbur kalori

Mënyra natyrale për të humbur kalori

0
Shpërndaje

Njerëzit shpesh e bëjnë palestrën më të vështirë seç është. E vërteta është se nuk ka mënyrë të lehtë dhe të shpejtë për të arritur një mënyrë jetese të shëndetshme. Ju jeni çfarë hani dhe numri i kalorive që konsumoni është vendimtar në formimin e trupit. Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra se si ta bëni trupin të djegë më shumë kalori:

djeg kaloriBëni aktivitet fizik: kjo është vendimtare në djegien e kalorive, bëni ushtrime çdo ditë 30-45 minuta. Ecja, vrapi, biçikleta do të ishin një alternativë shumë e mirë nëse nuk keni mundësi të shkoni në palestër.

Pini shumë ujë: trupi duhet të rri gjithmonë i hidratuar sepse ndihmon metabolizmin të funksionojë në mënyrë të duhur dhe efikase. Pirja e ujit ju ndihmon të shmangni dëshirat për ushqim që mund të vijnë si rezultat i dehidratimit.

Hani ushqime pikante: ushqimet meksikane dhe tajlandeze nxisin metabolizmin dhe ju ndihmojnë në djegien e sa më shumë kalorive.

Bëni shëtitje të shpeshta: ecja ju ndihmon në funksionimin e mirë të trurit dhe ju nxit të digjni kalori.

Marrëdhëniet seksuale: kjo është një nga mënyrat më “natyrale” për të djegur kalori.

Kafja: nëse pini kafe para ecjes ose aktivitetit fizik do t’ju ndihmojë të keni më shumë qëndrueshmëri gjatë ushtrimeve dhe do t’ju japë më shumë energji.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here