Mënyra për të shmangur pesticidet nga ushqimet

Një dietë e pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe luan një rol kyç për shëndetin. Por duhet të dini që frutat dhe perimet përmbajnë pesticide të ndryshme, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

pesticide1Pesticidet përdoren për të mbrojtur bimët nga efektet e dëmshme të barërave të këqija, sëmundjeve të bimëve dhe insekteve. Pasi i blejmë këto ushqime dhe thjesht i shpëlajmë, kimikatet mund të jenë reduktuar por jo zhdukur plotësisht. Këto kimikate arrijnë në zorrën e trashë dhe mbeten atje, duke e bërë zorrën e trashë toksike dhe dalëngadalë duke helmuar trupin.

Frutat dhe perimet nuk këshillohet të lahen me sapun apo detergjentë, sepse do humbisnin vlerat ushqyese dhe nuk do t’i bënin mirë organizmit.

Për të larë frutat dhe perimet nga pesticidet po ju paraqesim këtë mënyrë:

  • 1 lugë çaji uthull
  • 1 lugë çaji limon
  • 1 filxhan ujë

Hidhni të gjithë përbërësit në një shishe sprucuese. Spërkatni frutat dhe perimet me këtë lëng që përgatitët dhe lërini për 5 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave