Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Depozitat minerale në dhëmbë janë të njohura ndryshe si gurëza. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë rritet madhësia e këtyre gurëzave. Natyrisht që mënyra më e mirë për të hequr gurëzat, sidomos kur janë në sasi të madhe është tek dentisti, por mënyrat që do t’ju paraqesim në këtë postim mund të heqin gurëzat në sasi të vogël dhe mund të parandalojnë formimin e depozitave të tjera minerale.
Përbërësit e nevojshëm: furçë dhëmbësh, peroksid hidrogjeni, kripë, ujë, filxhan, pe (fije) dentare, larës antiseptik për gojën, sodë buke.
Hapi 1: përzieni gjysmë luge sodë buke me gjysmë luge kripë. Pasi të keni lagur furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë, hidhini sipër përzierjen me sodë dhe kripë. Pastrojini dhëmbët me këtë përzierje për 5 minuta.
Hapi 2: në një filxhan përzieni gjysmë luge peroksid hidrogjeni me gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Shpërlajeni gojën me këtë përzierje për 1 minutë.
Hapi 3: kini kujdes mos ta prekni mishin e dhëmbëve me këto përbërës sepse mund të acarohet. Shpërlajeni gojën me pak ujë të vakët.
Hapi 4: shpërlajeni gojën me larës antiseptik çdo ditë.
Ju duhet t’i kushtoni vëmendje çdo ditë larjes së dhëmbëve. Dhëmbët duhet të lahen së paku 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje pas ushqimit dhe lëvizjet e furçës duhet të bëhen në mënyrë vertikale./ Burimi: mylifestyle.com


