Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Zorrët kur nuk funksionojnë siç duhet dhe e humbasin lëvisshmërinë normale të tyre akumulojnë mbeturina, toksina dhe nuk absorbojnë lëndët ushqyese që merren përmes ushqimeve.
Është shumë e rëndësishme që të pastroni dhe detoksifikoni zorrët përmes mënyrave natyrale, kur vëreni vështirësi në jashtëqitje, gazra të zorrëve apo probleme të tjera që ndeshen me këtë organ.
Ja disa nga mënyrat më të mira natyrale që ju mundësojnë pastrimin e zorrëve:
Pini shumë ujë: dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të bllokimit të zorrës së trashë. Ju duhet të pini rreth 2 litra ujë në ditë që të përmirësoni lëvizshmërinë e zorrëve.
Hani shumë fibra: femrat duhet të marrin rreth 25 gram fibra në ditë, ndërsa meshkujt rreth 38 gram. Avokadot, boronicat, vaji i kokosit, fiqtë, bamjet dhe lakra e brukselit janë ushqime shumë të shëndetshme për zorrët.
Pini lëng limoni rregullisht: lëngu i limonit është i pasur me antioksidantë dhe vitaminë C. Ai ndihmon në pastrimin e zorrëve, nxit metabolizmin dhe largon mbeturinat nga trupi.
Rivendosni nivelin e probiotikëve: probiotikët janë bakteret e shëndetshme, ato reduktojnë bakteret toksike që çojnë në bllokimin e zorrës së trashë. Ushqimet e pasura me probiotikë janë: kosi, hirra, lakra turshitë, çokollatë e zezë etj. Shtojcat probiotike mund t’i merrni vetëm me rekomandimin e mjekut.
Farat e linit: hidhni fara lini në pothuajse çdo gjë, në gjellë, sallatë, bollgur, tërshërë etj. Ato janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe janë më të pasurat më fibra se çdo farë tjetër. 100 gram fara lini përmban 27 gram fibra.
Çaj xhenxhefili: përshpejton proçesin e tretjes dhe përmirëson lëvizshmërinë e zorrëve. Pini çaj xhenxhefili çdo darkë dhe çdo mëngjes.
KUJDES!!! Nëse jeni shtatzënë apo vuani nga ndonjë sëmundje që nuk i pranon këto mënyra natyrale, konsultohuni më parë me mjekun.
Burimi: LiveStrong.com


