Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Infeksionet urinare janë një problem shumë i përhapur si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Nëse ato nuk janë në një fazë të avancuar mund të zgjidhen shumë mirë përmes mënyrave natyrale:
Pini shumë ujë: 8 gota ujë në ditë janë të rekomandueshme për të eleminuar bakteret dhe viruset nga trupi.
Mos e mbani urinën: mbajtja e urinës rrit shanset për të akumuluar bakteret. Sa më shpejt të urinoni aq më shumë rriten shanset për të eleminuar bakteret nga fshikëza.
Hani kastravecë: janë të njohur për përmbajtjen e lartë të ujit. Përveç ujit edhe kastravecët do t’ju hidratojnë dhe do t’ju ndihmojnë të hiqni bakteret nga trakti urinar.
Çaj xhenxhefili: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në parandalimin e inflamacioneve në trup.
Boronicat: janë të pasura me vitaminë C dhe janë shumë efektive në eleminimin e baktereve nga trakti urinar. Lëngu i boronicës është një mënyrë shumë e mirë.
Burimi: Choose Healthy Life


