Mënyrat më të shpejta për të kuruar djegien nga dielli në shtëpi

Produktet e kuzhinës mund të jenë një opsion i mirë për lehtësimin e djegieve nga dielli. Acidi tanik tek çaji i zi, për shembull, mund të lehtësojë djegiet poshtë syve. Mjafton të zhytni dy bustina me çaj në ujë të ftohtë dhe i vendosni ato sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe lehtësuar dhimbjen. Ja disa alternativa të tjera që duhet t’i provoni:

Qumështi: Njomni një garzë të pastër në një enë të mbushur me 1 kupë qumësht, 4 kupa ujë dhe pak kubikë akulli. Aplikojeni kompresën për 15-20 minuta, dhe përsëriteni trajtimin çdo 2-4 orë. Proteina, yndyra dhe pehashi i qumështit kanë efekt anti-inflamtor në lëkurë.

Mielli i misrit: Përzieni këtë përbërës me pak ujë për të përgatitur një pastë. Më pas e aplikoni në pjesët ku keni djegie nga dielli për të qetësuar dhimbjet.

Kosi: Ashtu si qumështi, edhe kosi përmban proteina dhe yndyra që mund të mbajnë larg inflamacionin. Për të lehtësuar dhimbjet, aplikoni kos në vendet e djegura, lahuni me ujë të vakët dhe e thani mirë lëkurën.

Sallata jeshile: E dinit që ushqimi juaj i preferuar për drekë ka edhe veti analgjezike (mund të lehtësojë dhimbjet)? Mjafton të zieni gjethet e sallatës në ujë, e kulloni dhe më pas e lini të ftohet në frigorifer për disa. Njomni pak pambuk në lëngun e përgatitur dhe aplikojeni me kujdes në lëkurën e irrituar.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej