Blerina Bombaj, dietologe
Gjatë një trajtimi me hollues gjaku (warfarine, coumadine), duhet bërë kujdes i veçantë me ushqimet që përmbajnë vitaminë K me shumicë, pasi kjo e fundit, mund të pengojë veprimtarinë e tyre. Ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K janë:
- Spinaq
- Lakër jeshile
- Pazi
- Qepë e njomë
- Majdanoz
- Lakër Brukseli
- Brokoli
- Lakër
- Shparg
Ushqimet që përmbajnë më pak vitaminë K janë:
- Domatet
- Specat
- Karotat
- Lulelakra
- Kungulli
- Patatet
- Sallata jeshile – iceberg
Ushqime të tjera që duhet të evitoni nëse merrni hollues gjaku
- Alkooli: eliminojeni ose konsumojeni rrallë dhe në doza të vogla.
- Lëngu i qitros: është mirë të evitohet.
- Çaji jeshil: konkurron me varfarinën kështu që duhet evituar
- Lëngu i thanave: mund të rrisë rrezikun për hemoragji.


