MERRNI SHEMBULL/ Ja çfarë bëjnë mjekët për të mos u sëmurur asnjëherë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mjekët janë gjithmonë të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve. Megjithatë, shumë prej tyre duken sikur janë imun ndaj ftohjes, gripit apo virozave të stinës.

Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre. Lexoni dhe vidhni truket e tyre për veten tuaj.

Lani duart: Mund ta keni dëgjuar edhe më parë, megjithatë nuk do të ndalemi së thëni: Lani sa më shpesh duart për të parandaluar prekjen nga infeksionet. Nëse i lani duart siç duhet dhe kur duhet (para se të hani, pasi të përdorni tualetin, madje edhe para se të prekni sytë apo buzët) do të mund të parandaloni një sërë infeksionesh që shkaktojnë gripin, ftohjen dhe kollën.

Konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të shumëngjyrshme: Frutat dhe perimet kanë një sërë vitaminash dhe mineralesh që funksionojnë me sistemin imunitar për të luftuar infeksionet.

Flini mjaftueshëm: Studimet kanë treguar se pagjumësia mund të ndikojë tek sistemi imunitar. Të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë.

Pastroni objektet që prekni çdo ditë: Pastroni tastierën e kompjuterit, telefonin, dhe lani duart pasi prekni objekte të ndryshme. Disa mikrobe qëndrojnë vetëm për pak sekonda, ndërkohë që ka edhe të tjerë që zgjasin për ditë të tëra. Dhe, mos harroni, shtrëngimi i duarve bëhet shpesh burim transmetimi të viruseve, prandaj mos harroni këshillën nr. 1.

Nëse keni fëmijë, mësojuni atyre të njëjtat këshilla. Fëmijët, sidomos të vegjlit, shpesh sjellin infeksione në shtëpi.

Të rriturit preken zakonisht 3-2 herë në vit nga ftohja dhe gripi, ndërsa fëmijët 8-12 herë në vit. Prandaj, nëse nuk doni që të sëmureni, sigurohuni të pushoni mjaftueshëm dhe të pini shumë lëngje.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak