Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Ketchup është një nga gjërat më të zakonshme që gjenden në një tavolinë ku haet ushqim, në të gjithë botën. Fëmijët nuk mund të imagjinojnë të hanë ushqimin e tyre të preferuar pa ketchup, por askush nuk i lexon etiketat në ketchupin që blejnë.
Ketchupi që blemë ne dyqan përmban sasi të lartë fruktoze, shurup misri i cili është i lidhur me numrin e lartë të problemeve të shëndetit, uthull të distiluar, qepë pluhur, erëza, kripë, domate të kuqe të pjekura dhe aromatizues artificilate që do të thotë dhjetëra kimikate përbëjnë shijen neutrale të këtij produkti.
Si ta përgatisni ketchupin në shtëpi?
Është shumë i lehtë për tu përgatitur dhe gjithashtu shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm.
Përbërësit:
- 1 domate e qëruar
- 1 lugë gjelle uthull molle
- 2-3 lugë mjaltë të papërpunuara
- ¼ hudhër
- 1/2 lugë çaji kripë Himalayane
- piper 1/8 lugë gjelle
- 1/8 lugë gjelle kanellë
- ½ qepë
- 1/8 lugë çaji karafil
Udhëzime
Përzieni të gjithë përbërësit e listuar.
Hidhini në një kavanoz qelqi dhe mbylleni fort me një kapak.
Lereni për 2-3 ditë në temperaturën e dhomës dhe mbajeni në frigorifer.
Burimi: elixirwanted / shëndeti.com.al


