Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Gurëzat e dhëmbëve mund të formohen si pasojë e disa faktorëve, duke filluar që me mënyrën e papërshtatshme të mbajtjes së higjenës orale, menjanimin e larjes së dhëmbëve, konsumimi i ushqimeve me shumë kripë etj. Nëse gurëzat nuk pastrohen ato mund të kthehen në ngjyrë kafe dhe mund të shkaktojnë infeksione orale dhe erë të keqe të gojës. Ja dy mënyra shumë të mira alternative që do t’ju vijnë në ndihmë për të pastruar dhëmbët në shtëpi:
Fara susami: merrni një filxhan me fara susami dhe valojini disa minuta në ujë. Lëreni masën të ftohet në temperaturën e ambientit. Me masën e përgatitur lani dhëmbët 2 herë në ditë. Farat e susamit janë një mënyrë mjaft e mirë për të pastruar gurëzat e vogla të dhëmbëve.
Kripë me vaj kokosi: në një filxhan ujë të ngrohtë tretni një lugë çaji kripë, shtoni dhe 1 lugë gjelle vaj kokosi. Me këtë përzierje lani dhëmbët 2- 3 herë në javë. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth


