Problemet më të zakonshme në këmbë janë kallot, plasaritja dhe dëmtimet që mund të vijnë nga përdorimi i përditshëm i takave. Përveç këtyre lëkura e trashë dhe e verdhë është një problem tjetër që shfaqet në lëkurën e këmbëve, sidomos në thembër dhe shkaktojn kruarje, skuqje dhe inflamacion.
Këmbët e plasaritura mund të shkaktohen si rezultati i mungesës së lagështisë, ajrit të thatë, këpucëve të papërshtatshme si dhe çrregullimeve të ndryshme të lëkurës si ekzemë, psoriasis, diabetit apo problemeve tiroide. Në këtë postim do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale se si t’i trajtoni këto probleme të këmbëve:
Copëtoni 10 tableta aspirine (acid acetilsalicilik) dhe përziejni me 250ml alkool (70%). Futini përbërësit në një shishe qelqi dhe lërini të qëndrojnë për 2 ditë. Pas kësaj tundeni shishen në mënyrë që përbërësit të bashkohen mirë me njëri-tjetrin. Me anë të një pambuku ose garze, thithni pak nga përbërja dhe vendoseni në thembër, mbështilleni këmbën me një copë qese të hollë ose me çorape në mënyrë që copa e pambukur të fiksohet mirë dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Sipas përcaktimeve thuhet se ky trajtim do t’i japë rezultatet e dukshme brenda 10 ditëve.
KUJDES! Ju lutem sigurohuni që aspirina apo alkooli nuk ju bën reaksion në lëkurë, pastaj përdoreni këtë metodë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: mrhealthylife


