Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Shurupi që mundëson heqjen e toksinave nga trupi është antioksidant i fuqishëm sepse është i pasur me likopen dhe ka përfitime të shumta shëndetësore. Çdo përbërës i këtij shurupi rrit ndjeshëm porçesin e detoksifikimit dhe mund të heqë 1-2 kg toksina nga zorrët dhe trupi.
Përbërësit: 1 copë xhenxhefil, 1 lugë çaji piper i kuq djegës, 1 lugë gjelle shurup panje, 2 lugë gjelle lëng limoni, 300 ml ujë.
Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini derisa të përftohet një masë homogjene. Konsumojeni këtë përzierje në mëngjes esëll dhe në mbrëmje para se të shkoni të flini.
Lëngu që përshpejton metabolizmin:
Përbërësit: 2 domate, 4 thelpinj hudhër, 6 lugë gjelle lëng limoni, 500 ml ujë.
Futini të gjithë përbërësit në blender dhe shtrydhini për pak minuta në shpejtësi maksimale. Konsumojeni pijen çdo mëngjes. Përveç këtij lëngu, mbani një dietë të shëndetshme, bëni aktivitet të rregullt fizik dhe pini çaj jeshil pa sheqer. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthyfoodteam.com /


