Kryefaqja Lajm kryesor Metodat moderne të diagnozës dhe trajtimit të problemeve të tiroides

Metodat moderne të diagnozës dhe trajtimit të problemeve të tiroides

0
Shpërndaje

Dr. Vladimir Titka, Radiolog Nuklear pranë Spitalit Hygeia

Shintigrafia e  tiroides është një teknike diagnostike imazherike që ofron informacione mbi funksionin e më pak mbi morfologjinë e tiroides. Për kryerjen e ekzaminimit pacientit i administrohet një sasi mjaft e vogël e gjurmuesi radioaktiv në gjendje që të kapet nga indi i tiroides. Rrezatimi i çliruar nga kjo substancë dedektohet nga një aparaturë e veçantë (gamma camera)  e më pas përpunohen duke na dhënë imazhin e tiroides në raport me funksionin e saj. Gjurmuesit radioaktive përgjithësisht të përdorur janë Tekneciumi(TC 99m pertecnetat) e jodi radioaktiv 131.

Në shintigrafin me Tc, ky i fundit i injektohet  pacientit në rrugë endovenoze dhe ekzaminimi kryet mbas 20 minutave dhe zgjat 5 deri në 10 minuta. Jodi 131 merret nga goja dhe kërkohet një kohë më e gjatë që ai të inkorporohet në tiroide dhe në ketë rast ekzaminim kryet mbas 6 dhe 24 orëve nga marrja e tij.

Mos humbisni: Mjekësia bërthamore, shërbim diagnostik përcaktues në disa patologji. Ja çfarë pacientët duhet të dinë!

Shintigrafia e tiroides indikohet përgjithësisht mbasi ekografia ka evidentuar prezencën e nodujve, për të vlerësuar karakterin funksional te tyre.  Nëpërmjet këtij ekzaminimi ata klasifikohen në hiperfunksionant, të quajtur “të nxehtë”, që evidentohen në imazhin shintigrafik si zona me ngjyrosje intensive pasi janë të përbëra nga ind aktiv në raport me atë rrethues. Janë në përgjithësi të karakterit beninj.   “Nodujt e ftohte”, përkundrazi janë të formuar nga ind pak apo aspak aktiv dhe  në disa raste mund të jenë me origjinë tumorale.  Identifikimi i tyre realizohet nëpërmjet shpimit me age, me shiring, nga jashtë dhe marrjes së materialit (punksion citologjise aspirative) i cili analizohet e përcakton kështu natyrën e tyre.

Shintigrafia e tiroides lejon nga ana tjetër verifikimin e shkaqeve  të hipo apo hipertiroidizmit, gjendjeve inflamatore të tiroides si dhe indin mbetës mbas një ndërhyrje kirurgjikale në rastin  një tumori apo patologjive te tjera të kësaj gjëndre.

Përdorimi i  një gjurmuesi radioaktiv, sado në doza të vogla mund të jetë, është potencialisht i rrezikshëm për fetusin, e për këtë ky ekzaminim  nuk duhet të kryhet në gratë shtatzëna. Ekzaminimi është i kundërindikuar edhe në nënat që kanë fëmije në gji mbasi  substanca radioaktive mund të kalojë në qumështin e nenës, por mund të kryhet në fëmijët e vegjël natyrisht duke përdorur radiomedikamentin në sasi të moderuar.

Këshillohet të evitohen dy javë para ekzaminimit përdorimi i substancave që përmbajnë jod si për shembull kripa e jodizuar dhe ushqime të pasura me jod. Ne rast se ekzaminimi kryhet me jod 131, pacienti duhet të jetë esëll në marrjen e kapsulës së jodit.  Për evituar kryerjen e shintigrafise në gratë në fillim të gravidancës e që akoma nuk e dinë se janë shtatzëna këshillohet që në ato në moshën e fertilitetit të kryhet ekzaminimi në ditët e para te ciklit. Të paktën një javë para shintigrafisë rekomandohet të ndërpriten medikamentet që mund të ndikojnë në aktivitetin e tiroides. Hormonet e tiroides duhet të ndërpriten të paktën tri javë para kryerjes së shintigrafisë.

Ekzaminimi nuk është i dhimbshëm dhe nuk ka efekte sekondare se radiomedikamentit. Me përfundimin e tij mund të rifillohet të gjitha aktivitetet normale. Rekomandohet pirja e ujit më shumë se normalisht për të lehtësuar eliminimin e gjurmuesit radioaktiv. Duhet të evitohen kontaktet me fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna për 24 orë (për Tc) dhe 48 orë (për jod 131).

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj mund të kontaktoni: +355 4 23 90 000.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here