Ministria e Shëndetësisë ka nevojë për redaktor të gjuhës shqipe

Testi i formimit të infermierëve me pyetjet përkatëse është tashmë i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se pyetjet e përgatitura për infermierët janë sipas “modelit amerikan”.

Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin që mënyra e ndërtimit të fjalisë në pyetje dhe gjuha e përdorur është një përkthim “alla Google-translate”.

Me ardhjen në krye të qeverisë, një nga kushtet e vëna nga Kryeministri Edi Rama ishte edhe që çdo institucion duhet të ketë redaktorët e gjuhës shqipe.

Ndoshta Ministria e Shëndetësisë nuk e ka plotësuar ende këtë kërkesë dhe duhet t’i bëjë një “lutje” kreut të qeverisë për një redaktor të gjuhës shqipe. Kështu mund të shmangen në teste fjali të ndërtuara jo si duhet, kohë të gabuara të foljeve apo përdorimi i fjalëve të huaja, të cilave thjesht u është vënë një prapashtesë e shqipes. A.Gj.

Pyetja 2Pyetja 3Pyetja 4Pyetja 5


Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet