Mish i rrezikshëm, AKU bllokon thertoret

AKU ka bllokuar një sasi prej mbi 10 kuintalë mish gjatë një inspektimi të zhvilluar në një thertore në Vorë, pasi kishte kohë që ruhej aty në kushte të papërshtatshme dhe konsumimi i tij është i rrezikshëm. Në një deklaratë për mediat, AKU sqaron se u mor masa administrative gjobë prej 150 mijë lekë dhe bllokim të aktivitetit.mishi

Hetimi i zinxhirit të dyqaneve që furnizon kjo thertore do të nxjerrë në pah nëse kjo sasi  e produkteve të mishit mbahej për asgjësim apo jo.

“U evidentuan sasi të konsiderueshme mishi në gjendje jo të përshtatshme. Dëmtimi i tyre ishte shkaktuar për shkak të defekteve frigoriferike apo edhe gjatë transportit”, shprehet Isuf Shehu, drejtor i AKU.

Para disa ditësh gazeta “Shëndet+” denoncoi një rast të tregtimit të mishit nëpër trotuaret e Tiranës (lexo këtu). Të joshur nga oferta prej 350 lekësh të reja, kalimtarë të shumtë blejnë mishin duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre. Edhe pse me ligj është e ndaluar therja dhe tregtimi i mishit në ambiente të hapura, rrugë kombëtare apo lokale, shitësit ambulantë vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre pa asnjë masë sigurie.https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin