Mish pule me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Në këtë recetë e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme, dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Përbërësit

  • Pule me perime1 pulë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 degë selinoje
  • 1 spec i kuq dhe 1 jeshil
  • 1 kungull
  • 2 domate
  • 1 thelbi hudhër
  • 7-8 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
  • 1 degë rozmarinë
  • 2 gjethe sherbele
  • 1 gotë verë të bardhë

Përgatitja e pulës

Fillojmë me pastrimin e pulës, e presim në thela të vogla, më pas e lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Pastrojmë dhe qërojmë perimet me radhë. I presim perimet në copa të vogla, ndërsa qepën e grijmë hollë. Hedhim në një tigan të madh vaj ulliri dhe më pas shtojmë copat e mishit të pulës. I skuqim mirë ngag të dyja anët.

Pasi mishi është skuqur, shtojmë qepën e grirë, karrotën dhe selinon e prerë në copa. Shtojmë gjithashtu dhe degën e rozmarinës, gjethet e sherebelës dhe hudhrën. I lëmë disa minuta të kavërdisen e më pas i shuajmë me verë. Lëmë të avullojë alkooli i verës e më pas shtojmë perimet e tjera, (specin, kungullin, domaten) të prera në copa.

Shtojmë pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak.

E lëmë të piqet në zjarr të ngadaltë përreth 30 min derisa mishi i pulës të piqet. Nëse e shohim që pula është tharë mund të shtojmë një garuzhde lëng mishi. Kur mishi është pjekur, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë.

(Duhet të kemi kujdes që të heqim hudhrën, sherebelën dhe degën e rozmarinës nga tigani).

Hedhim pulën në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë