Përbërësit për gjashtë persona
- 1
kg mish viçi në kubikë - 1 qepë të grirë
- 500 gr domate
- 6 patëllxhanë të mëdha
- ½ filxhan çaji vaj
- ½ gotë uji me qumësht
- ½ gotë uji me verë të kuqe
- Kripë, piper, sheqer
Përgatitja
- Skuqim qepën në vaj, pastaj shtojmë mishin dhe si e kemi skuqur e shuajmë me verë, shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë për dy orë.
- Hedhim domatet e grira, 1 lugë kafeje me sheqer, kripë, piper dhe i ziejmë sa të mbetet si salcë.
- Pasi kemi pjekur patëllxhanët, ashtu siç janë i qërojmë dhe i shtypim.
- Vendosim gjalpin në një enë, hedhim masën e patëllxhanit dhe e skuqim pak, pastaj shtojmë qumështin dhe kur mpikset e shtrojmë masën në një tepsi të lyer me vaj në mes, hapim një gropë ku shtimë mishin e përgatitur.
- E pjekim për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!


