Misri, një burim i plotë mineralesh dhe antioksiduesish

Rolina Naco, dietologe klinike

Misri, një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.
Shikoni se sa shumë vlera përmban
1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra!
2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.
3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar
-në sëmundjet tumorale
– në parandalimin e Alzheimer,
– ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme)
– dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm
– përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit.
Shikoni format e ndryshme që mund të përdoret!

Shfletoni galerinë!

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Realizohet kranioplastika e parë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: Ndërhyrja i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar