Mite dhe fakte për dhëmbët

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Gridi Shehu

Janë disa besime të drejta e të rreme lidhur me dhëmbët. Ja disa fakte që ia vlejnë t’i dini

  • Ekspozimi ndaj ushqimeve me përmbajtje acidi, si limonët, shkakton prishjen e dhëmbëve

dhimbje dhembiFakt. Ushqimet që përmbajnë acid si limonët, lëngu i qitros ose pijet e ëmbla nuk shkaktojnë kavitet, por e vënë smaltin tuaj përballë një rreziku. Acidet mund të dëmtojnë smaltin dhe të dobësojnë dhëmbin. Nëse humbisni mbrojtjen e smaltit dhe i bëni dhëmbët tuaj më të rrezikuar për t’u prishur.

  • Fëmijët mund të kenë kavitet më shumë se të rriturit

Gënjeshtër. Me kujdesin dentar, ujin me flor tashmë janë ulur problemet tek të vegjlit. Por ka një rritje të kavitetit tek të rriturit, sepse ata kanë rrethana të veçanta. Disa mjekime thajnë gojën duke ulur kështu sasinë e pështymës. Pështyma është një mjet jetësor kundër prishjes së dhëmbëve, sepse ndihmon në neutralizimin e acideve, ka veti dezinfektuese, largon bakteriet dhe ndihmon në mosngjitjen e ushqimit në dhëmbë.

  • Aspirina e vendosur në dhëmb do të ndihmojë në uljen e dhimbjes

Gënjeshtër. Pirja e aspirinës ndihmon në lehtësimin e dhimbjes. Meqë aspirina është acide, vendosja e saj në dhëmb do të djegë mishrat tuaj, duke shkaktuar probleme. Kështu që mos e bëni. Gjithnjë kalojeni poshtë aspirinën.

  • Të gjitha mbushjet duhen zëvendësuar

Gënjeshtër. Një amalgamë ose mbushje duhet zëvendësuar nëse bie ose nëse ka forma të kavitetit rreth saj ose nëse dhëmbi thyhet. Nëse s’ka asnjë nga këto probleme, ju mund ta mbani atë mbushje gjithë jetën. Mbushjet pritet të rrojnë gjatë, por kjo varet në gjëra si: veshja e dhëmbit ose zakonet e higjienës orale. Nëse ju i lani dhëmbët dy herë në ditë dhe përdorni fillin dentar, si dhe shpëlani gojën një herë në ditë, do të keni më pak probleme me dhëmbët dhe mbushjet tuaja do të rrojnë më gjatë.

  • Nëse keni dhëmbë me probleme, e kuptoni vetë

Gënjeshtër. Prishja e dhëmbëve, sidomos në fazat e para dhe të mesme nuk shkakton simptoma. Dhimbja që ne zakonisht e shoqërojmë me kavitetet, në fakt shfaqet kur dhëmbi është prishur aq shumë sa dëmtimi ka mbërritur tek nervi. Lejimi i prishjes së dhëmbit deri në këtë pikë çon në procedura më të shtrenjta, si ndërhyrja në kanale. Ja pse kontrollet e rregullta te dentisti janë të rëndësishme.

Gjithashtu, kur prishja nis të shfaqet, nuk rregullohet vetë. Kur prishja arrin poshtë smaltit, ajo vetëm do të zmadhohet.

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit