Shumica e njerëzve dinë shumë pak në lidhje me vitaminën C. Por mitet në lidhje me këtë lëndë ushqyese thelbësore janë të shumta.
Për shembull, nuk e dini se vitamina C mund të ndihmojë shëndetin kardiovaskular? Një studim nga Universiteti i Kolorados, Boulder, gjeti se 500 mg dozë e vitaminës C ka pasur një efekt mbrojtës në enët e gjakut që ishte i ngjashëm me një stërvitjen në palestër apo vrapin. (Studimi ishte i vogël, duke përfshirë vetëm 35 të rritur jo aktivë dhe mbipeshë).
Ja cilat janë disa fakte dhe mite rreth kësaj vitamine çudibërëse:
Vitamina C lufton të ftohtin: Mit
Tani që afrohet sezoni i dimrit të gjithë kërkojnë mënyra për të ndaluar gripin. Por fatkeqësisht, vitamina C nuk mund të jetë aq edobishme sa mendoni. Disa hulumtime tregojnë se njerëzit që marrin rregullisht vitaminë C mund të kenë ftohje pak më të shkurtër apo deri diku simptoma më të buta, por për shumicën e njerëzve, konsumimi i ushqimeve me vitaminë Cnuk përbën ndonjë ndryshim. Ka studime të cilat tregojnë se vitamina C ul rrezikun e ftohjes me 50% tek atletët meshkuj, por jo te femrat.
Mënyra më e mirë për të mbajtur sistemin imunitar të fortë është të hani shëndetshëm, duke përfshirë vitaminën C në ushqime gjatë gjithë kohës
Shpesh kemi mangësi të vitaminës C në trup: Fakt
Trupat tanë nuk mund të prodhojnë vitaminë C, kjo e bën këtë lëndë ushqyese thelbësore, që do të thotë se duhet ta marrim nga ushqimi. Mangësia e kësaj vitamine në trup mund të shkaktojë simptoma, të cilat mund të përfshijnë gjakderdhje tek mishrat e dhëmbëve si dhe lëkurë të thatë.
Sasia e rekomanduar ditore për të rriturit është 75 mg për femrat dhe 90 mg për meshkujt, edhe pse shumë ekspertë besojnë se ajo duhet të jetë në 200 mg. Një portokall siguron rreth 70 mg, të vitaminës C.
Vitamina C ndihmon në humbjen e peshës: Fakt
Nivel i ulët i vitaminës C në gjak është i lidhur me të paturit përqindje të lartë yndyre. Një studim nga Universiteti Shtetëror i Arizonës zbuloi se vitamina C mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të përdorur yndyrën si lëndë djegëse gjatë kohës së stërvitjes. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


