Mitet përballë fakteve të aktivitetit fizik

aktivitet-fizik

Një mit që njerëzit e besojnë është se njerëzit gradualisht duhet të fillojnë në rrinë ulur dhe të lëvizin sa më pak me kalimin e moshës që të mos lodhen. Në fakt kërkime kanë treguar se njerëzit kanë nevojë për më shumë aktivitet fizik, ndërsa vitet kalojnë. Kjo ndihmon në neutralizimin e efekteve që shkakton  plakja e organizmit  si psh në reduktimin e forcës së muskujve.
Një tjetër mit është se dhembjet, dobësia e muskujve, dhe reduktimi i aftësisë fizike janë të gjitha pjesë e procesit të plakjes dhe nuk mund të bëhet asnjë gjë në lidhje me to. Në fakt shumë sëmundje që lidhen me moshën  vijnë për shkak të mos bërjes së aktivitetit fizik.  Pra ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj me aktivitet fizik dhe mund ta bëni më të shëndetshëm për ti përballuar ndryshimet moshore.
Përgjigjia për këto dy “mite” është : Mosha e tretë duhet të jetë më aktive fizikisht. Sa më shumë aktivë jeni sot, aq më shumë  do ju falenderojë trupi juaj me shëndet të mirë në të ardhmen.
Hapi i parë
Disa herë njeriu e ka të vështirë të kuptojë se në çfarë aktiviteti fizik mund të përfshihet. Pavarësisht nga mosha që keni, mendoni për aktivitetin që ju ngjall interes dhe që ju jep kënaqësi kur e bëni.
Mundohuni të bëni një listë të aktiviteteve dhe pastaj zgjidhni. Ka ardhur koha që ti praktikoni disa nga këto aktivitete që shkruat. Kujtohuni që aktivitetet përshtaten për nivelin e aftësisë tuaj fizike.
Në qoftë se kapaciteti juaj fizik nuk i përballon disa aktivitete të tuat të preferuara, provoni diçka të re. Për shembull nqs ju nuk mund të luani më futboll, atëherë ju mund të filloni të ecni në një park të gjelbër më shokët tuaj.
Përpiquni të kryeni aktivitete të ndryshme në stinë të ndryshme krahas aktiviteteve fizike qe ju kryeni gjatë gjithë vitit.
Miqtë dhe Motivuesit
Të mësohesh me një rutinë të aktivitetit fizik është shumë e vështirë për disa njerëz. Një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të motivuar është ti bëni aktivitetet me një ose dy shokë. Një shembull mund të jetë ecja për disa minuta së bashku gjatë ditës.
Përpara se të filloni një aktivitet të ri fizik: konsultohuni me mjekun tuaj për planin tuaj
Kur filloni aktivitetin fizik, filloni ngadalë. Gradualisht me kalimin e kohës rritni sasinë dhe intesitetin e aktivitetit. Kur ushtrimi fillon t’iu duket i lehtë rrisni kohëzgjatjen e kryerjes së këtij ushtrimi. Për shembull në ditën e parë ecni 15 minuta dhe shihni se si ndiheni.
Çdo ditë filloni dhe rritni distancën e ecjes  pa e sforcuar veten deri sa ta kuptoni se cila është distanca që ju duhet ta praktikoni rregullisht.
Gjithmonë sfidojeni nga pak trupin tuaj. Kështu ju do të bëheni më të fortë. Ju duhet të punoni me një aktivitet fizik me intesitet të moderuar për të paktën 30 minuta.
Vendosni qëllime reale për veten tuaj. Shkruajini në copa letre dhe vendosini në vende që mund ti shihni çdo ditë. Përgëzojeni veten kur arrini një qëllim.
Parandalimi i rrëzimeve
A e dini që sa më shumë që qëndroni ulur aq më shumë shtohet rreziku i rrëzimeve? S’ka rëndësi se sa vjet jeni, kur nuk jeni aktivë trupi e humbet fortësinë e muskujve, qëndrueshmërinë, balancën dhe fleksibilitetin. Ndërsa moshoheni koha e reagimit rritet, tonifikimi i muskujve dobësohet dhe densiteti i kockave bie.
Për këto dhe arsye të tjera të moshuarit janë statistikisht më të prirur për të përjetuar rrëzime. Të parandalosh rrëzimin për një të moshuar është shumë e rëndësishme sepse pasojat e rrëzimit në lidhje me shëndetin mund të jenë serioze dhe kërkojnë një kohë të gjatë për tu shëruar. Lajmi i mirë është se aktiviteti fizik i rregullt mund ta ngadalësojë efektin e moshimit dhe të parandalojë rrëzimet duke rritur tonifikimin e muskujve. Përveç aktivitetit fizik të rregullt disa gjëra të tjera që parandalojnë rrëzimin janë:
Veshja e rrobave të përshtatshme për trupin  dhe moshën tuaj
Përdorni një ndihmës për të ecur (në qoftë se është e nevojshme)
Qëndroni të hidratuar-pini ujë gjatë gjithë ditës
Ska rëndësi se çfarë aktiviteti fizik zgjidhni për të bërë, thjesht kënaquni me të qenit aktivë dhe shëndetin e mirë të trupit tuaj. Do të ndiheni gjithmonë mirë në qoftë se lëvizni çdo ditë!
(Shënim: Këto informcione janë ofruar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës)

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!