Kryefaqja Lajm kryesor Mjafton të qeshni për të qenë më të shëndetshëm dhe tërheqës

Mjafton të qeshni për të qenë më të shëndetshëm dhe tërheqës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Ilda Lamçe

Nuk ka gjë më të bukur se një e qeshur. Buzëqeshja është një energji e pastër: është në të gjitha aspektet një terapi e humorit të mirë. Personat që kanë një fytyrë të dalluar nga një buzëqeshje e bukur natyrale, janë më të shëndetshëm në sytë e të tjerëve.

MFJAFTON TË QESHNI PËR TË QENË MË TËRHEQËS: KËRKIMET

Sipas ekspertëve, njerëzit me fytyrë të gëzuar do të dukeshin më të shëndetshëm se ata që kanë fytyrë të ngrysur. Jo vetëm kaq, një buzëqeshje e bukur do të rezultojë më e suksesshme se të qenët mirë fizikisht apo rregullimi nga një artist makeup-i.

Psikologët kanë treguar disa foto vullnetarëve të fotografisë duke kërkuar mendimin e tyre se sa të lumtur dhe të shëndetshëm ishin fytyrat në fjalë. Studimi ka treguar se personat që qeshin në mënyrë natyrale duken më të shëndetshëm dhe më të lumtur.

NJË BUZËQESHJE ËSHTË AKSESORI MË I BUKUR

Psikologu Aleks Xhons,deklaron se ka gjetur fakte shkencore që justifikojnë shprehjen: një buzëqeshje e sinqertë është aksesori më i bukur. Asgjë nuk e vesh më bukur fytyrën se një shprehje e gëzueshme. Sipas tij, është i pavlerë abuzimi me kremra, botoks etj. Sekreti për të qenë të bukur  është i thjeshtë: mjafton të jeni të lumtur pa shumë vepra arti.

Nuk ka rëndësi seksi i subjektit. Ky diskutim u intereson në të njëjtën mënyrë si femrave edhe meshkujve. Ky efekt rritet edhe me avancimin e moshës. Nëse të rinjtë e qeshur, në fakt, duken më të shëndetshëm se shokët, ky efekt do të jetë më i dukshëm tek të moshuarit.

E QESHURA TË ZGJAT JETËN

Të jesh i qeshur nuk ndikon vetëm në perceptimin që të tjerët kanë për shëndetin tonë. Por na bën në fakt të jetojmë më gjatë. E gjithë kjo përmblidhet në  shprehjen “Ndikim Pozitiv”, ose në atë qëndrimin pozitiv dhe optimist që na lejon të përballemi me jetën me frymën e duhur.  Ajo që duhet të bëni për të qenë në formë është të keni një buzëqeshje të bukur. Sa më shumë ta bëni, aq më shpejt do t’ia arrini qëllimin.

Burimi: Stile.it / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here