Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Mjalti dhe kanella të përziera së bashku ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Me të mund të trajtoni këto probleme shëndetësore:
Artritin
Përbërësit:
- 2 lugë çaji mjaltë
- 1 filxhan ujë të ngrohtë
- 1 lugë çaji pluhur kanelle
Konsumojeni të paktën dy herë në sitë, në mëngjes dhe mbrëmje.
Nëse e konsumoni rregullisht, mund të kuroni edhe artritin kronik.
Kolesterolin
Përbërësit:
- 473 ml ujë
- 3 lugë çaji pluhur mjalti
- 2 lugë çaji mjaltë
Përzieni 2 lugë çaji mjaltë dhe 3 lugë çaji kanellë me 473 ml ujë. Kjo përzierje ul nivelin e kolesterolit në gjak me të paktën 10% brenda 2 orëve.
Ftohjen
Përbërësit
- 1 lugë çaji mjaltë
- ¼ lugë çaji pluhur kanelle
Përzieni bashkë këta dy përbërës dhe konsumojini çdo ditë. Për vetëm 3 ditë nuk do të keni më ftohje apo kollë.
Largon erën e keqe nga goja
Mjalti dhe kanella së bashku ju ndihmojnë të largoni erën e keqe nga goja.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji kanellë
- I lugë çaji mjaltë
Përzieni këtë përbërës me një gotë ujë të vakët dhe shpëlajeni gojën me të.
Ndihmon për të rënë në peshë
Përbërësit:
- 1 filxhan ujë
- 1 lugë çaji mjaltë organik
- 1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
- Zieni pak ujë.
- Hidhni kanellën tek filxhani i ujit të zier.
- Lëreni të ftohet për 15 minuta, pastaj shtoni mjaltin.
Pini vetëm gjysmën e gotës në mëngjes dhe gjysmën tjetër lëreni për në darkë, para se të flini.
Burimi: 1MHealthTips.com / https://shendeti.com.al/


