Mjaltë dhe kanellë, për të humbur kilogramët e tepërt

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: Blertina Koka

Mjalti dhe kanella njihen për vetitë e tyre shëruese. Ata janë gjithashtu të shijshëm dhe të pasur me lëndë të ndryshme ushqyese. Këta dy përbërës duhet të përfshihen në dietën e përditshme të çdo personi.mjalte_kanelle

E dinit që, kur kombinohen së bashku, këto dy “mrekulli të natyrës” mund të jenë gjithashtu aleatët tuaj më të mirë në luftën kundër peshës?

Këta dy përbërës do t’ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt në katër mënyra:

  1. Nëse i konsumoni ata në mëngjes, me stomakun bosh, ata do të rrisin metabolizmin dhe do të ndihmojnë në djegien e dhjamit.
  2. Një studim i vitit 2007 i publikuar tek “American Journal of Clinical Nutrition”zbulon se kanella ul nivelet e sheqerit në gjak, duke parandaluar kështu shtimin në peshë.
  3. Po t’i konsumoni para stërvitjes, ata do t’ju japin energjinë që ju nevojitet.
  4. Në mbrëmje, mjalti dhe kanella do të largojnë dëshirën për të ngrënë ushqime të pashëndetshme dhe do t’ju ndihmojnë ta bëni gjumin më të rehatshëm.

Prandaj, duhet të konsumoni çdo ditë, në mëngjes dhe darkë, një gotë ujë të ngrohtë me mjaltë dhe kanellë, për të rënë në peshë më shpejtë.

Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh, një orë para se të hani, ndërsa në darkë para se të bini në gjumë.

Nëse e pini rregullisht, mund të humbisni peshë edhe nëse jeni obezë. Kjo pije nuk lejon gjithashtu akumulimin e yndyrës në trup.

Përbërësit:

  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë

Përgatitja

Bluani kanellën. Vlojeni 1 filxhan me ujë dhe hidheni tek kanella. Lëreni të shkrihet për 15 minuta.

Pasi të ftohet hidhni mjaltin (gjithmonë duhet ta hidhni mjaltin në lëngje të ftohta, pasi i nxehti i shkatërron enzimat tek mjalti).

 Burimi: Healthy and Natural World / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?